Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë ka degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, pasi në drejtim të godinës së Kryeministrisë janë hedhur fishekzjarrë, molotovë dhe lëndë të tjera piroteknike.
Policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë. Situata është tensionuar ndjeshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet protesta.
Gjatë përshkallëzimit të situatës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pajisur me maskë kundër gazit, është larguar nga vendi i protestës së bashku me një pjesë të mbështetësve.

