Vendosni fjalën kyçe....

“Mbështetja e Gjemanisë kyçe për integrimin” – Bardhi e Tabaku takim me zyrtarin e lartë të Bundestagut


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, janë takuar ditën e sotme me kreun e Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Armin Laschet.

Sipas njoftimit të selisë blu, Bardhi e Tabaku kanë folur me zyrtarin gjerman mbi integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa kanë vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Berlinit.

“Në Bundestag, Gjermani, me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme z. Armin Laschet.

-Laschet, është edhe ish-kryetar i CDU dhe ish-kandidat për Kancelar i Gjermanisë (2021) – një nga figurat më të spikatura të politikës gjermane dhe një zë i rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Diskutuam mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, e cila ka qenë dhe mbetet një partner kyç në këtë rrugëtim.

Shqipëria është me fat që ka pasur këtë mbështetje të qëndrueshme. Por integrimi europian nuk është një qëllim në vetvete – është një proces që duhet t’i shërbejë qytetarëve, duke forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është momenti të kalojmë nga fjalët tek veprat.” – thuhet në njoftim.