Forcat amerikane kanë kryer një sulm tjetër ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, duke lënë tre persona të mbijetuar, njoftoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) të premten.
Sipas postimit në X të SOUTHCOM, “Forca e Përbashkët Operative Southern Spear ka kryer një sulm kinetik vdekjeprurës mbi një anije me profil të ulët, e operuar nga Organizata të Deklaruara Terroriste”.
Zyrtarët thanë se inteligjenca kishte konfirmuar që anija po lëvizte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të narkotikëve në Paqësorin lindor dhe ishte e përfshirë në aktivitete të trafikut të drogës.
Pas sulmit, tre të dyshuar mbijetuan, ndërsa numri i të vrarëve nuk është bërë i ditur, shkruan NBC.
SOUTHCOM shtoi se pas sulmit, U.S. Coast Guard u njoftua menjëherë për të aktivizuar sistemin e kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit.
Ky sulm është të paktën i dyti i kryer gjatë luftës së vazhdueshme me Iranin.
Më 8 mars, SOUTHCOM njoftoi se kishte sulmuar një anije në të njëjtin rajon të Paqësorit dhe se “gjashtë narcoterroristë meshkuj u vranë gjatë këtij veprimi”.
Që nga shtatori, SHBA-ja ka kryer mbi 45 sulme në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke vrarë më shumë se 140 persona.
