Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Berat–Dimal, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit



Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat–Dimal, në zonën e Moravës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve, Kristaq Stefa, 69 vjeç, banues në Kuçovë, dhe shtetasi me inicialet S. Z., 52 vjeç, banues në Berat.

Të lënduarit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta policore, të cilat kanë kryer veprimet procedurale dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.