Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha humbi zgjedhjet, sipas statutit s’duhet të kandidonte” – Salianji zyrtarizon kandidaturën për kreun e PD-së


Ervin Salianji ka zyrtarizuar kandidaturën për kreun e PD-së në zgjedhjet e 23 majit. Ai e pohoi këtë mbrëmjen e sotme në emisionin “Kjo Javë” ndërsa shtoi se Berisha nuk duhet të garonte duke qenë se i ka humbur zgjedhjet e 11 majit.

“Fo jem në garën për kryetar të PD, pavarësisht se është përcaktuar data e zgjedhjeve që është 23 maj, por PD nuk ka përcaktuar siç duhet procesin, sepse ka një parim ku dalin listat e votuesve, rregullat për garuesit dhe kushtet e barabarta të garës, siç bëhet në zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh ai.

Ish-deputeti demokrat shtoi më tej  se sipas Nenit 46 të Statutit të PD-së, një kryetar që humbet zgjedhjet nuk mundet të rikandidojë.

Ai shtoi se kjo dispozitë lidhet drejtpërdrejt me gjendjen e tanishme në parti, ku Berisha doli humbës më 11 maj.