Vendosni fjalën kyçe....

Peqin/ Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në banesën e Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, shpallet në kërkim


Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në një banesë, në një fshat të Peqinit.

Sipas informacioneve paraprake, banesa dyshohet se i përket Bilal Hasës, i cili është Drejtor i Burgut të Rrogozhinës, sipas Shqiptaraja.com.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Banesa ku u gjet sasia masive e bimëve të kanabisit, është rrethuar nga blutë dhe po vijon punën së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin.