
Screenshot
Deputeti i PD-së Igli Cara ka denoncuar gjendjen e plazhit të Durrësit.
Përmes një videomeszhi ai thekson se ajo që po ndodh në qytetin bregdetar është kriminale ndërsa shpërdorimi i fondeve publike për të tjetërsuar plazhin historik të shqiptarëve është korrupsion i pastër i kryeministrit Ramës, kryebashkiakos Sako e të tjerëve.
“Na ishte një herë plazhi i Durrësit, i bekuar nga natyra! Do të duhet ta tregojmë si një përrallë, sepse ajo që po ndodh në Durrës është kriminale. Shpërdorim i fondeve publike për të tjetërsuar plazhin historik të shqiptarëve është korrupsion i pastër i Rama, Sako & CO! Pa dyshim, ky nuk është i vetmi projekt, që ka si kryefjalë korrupsionin, duke cënuar identitetin e një qyteti unik, siç është Durrësi. Afro 10 muaj më parë bashkë me një arkitekte bëmë një denoncim në prokurori edhe ende nuk kemi marrë një përgjigje, pyetja është a funksionon drejtësia? Këtu nuk jam sot si politikan por si durrsak dhe nuk mund të hesht me këtë masakër mjedisore. Një pasuri e tillë kombëtare të dëmtohet në këtë formë për t’u shërbyer miqve të Ramës, duke nisur me Alabarin që ka marrë mijëra metra katrorë”, thotë deputeti demokrat.