Vendosni fjalën kyçe....

Sportingu “i prish ëndrrën” Hirushes norvegjeze Bodo Glimt, pa gabime Reali, PSG-ja e Arsenali


Sportingu i Lisbonës ka ndërprerë në mes ëndrrën e Hirushes norvegjeze, Bodo Glimt, duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Pavarësisht humbje 3-0 në transfertë, portugezët kanë fituar ndeshjen e kthimit 5-0 duke u kualifikuar në çerekfinale. Të lehtë e kanë pasur detyrën Reali i Madridit PSG-ja dhe Arsenali që janë tre ekipet e tjera që kalojnë më tej.

Arsenali mundi Leverkusenin 2-0. Reali i Madridit dhe PSG-ja gjithashtu i fituan ndeshjet e tyre jashtë fushe ndaj Çelsit e Mançester Sitit.

Nga katër ekipe angleze që kanë mbërritur deri këtu, vetëm Arsenali ka arritur të kualifikohet në çerekfinale, pasi Totenhemi zor se do arrijë të përmbysë humbjen 5-2 në Spanjë një javë më parë ndaj Atletiko Madridit.