Vendosni fjalën kyçe....

“Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, i lirshëm fare”- Berisha


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Ergys Agasi vazhdon të lëvizë lirshëm në Tiranë, pavarësisht se ndaj tij është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Berisha tha se Agasi është parë me makinën e tij, jo në eskortën që kishte më parë, dhe dyshohet se ka shkuar drejt Surrelit. 

“Vijojnë qarkullimin e Ergys Agasit, i lirshëm fare dhe sipas qytetarit digjital është parë me makinën e tij jo në eskortën e Ramës siç ka qenë më parë, por është parë duke ikur për në Surrel.

A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim atje, këtë nuk mund ta them por ju them me siguri se Agasit ndaj të cilit do t’i hiqet edhe masa e arrestit, jua them unë, sepse Rama dhe Sadushi e çlirojnë nga kjo masë”, tha ai.