Vendosni fjalën kyçe....

Nis seanca plenare në Kuvend, projektrezoluta për Iranin në rend dite, opozita bojkoton pjesëmarrjen


Ka filluar seanca plenare në Kuvend, pas Konferencës së Kryetarëve që miratoi përfshirjen në rend dite të projektrezolutës së Partisë Socialiste për shpalljen e Iranit “shtet terrorist”.

Siç ishte paralajmëruar, opozita ka bojkotuar seancën, duke argumentuar se projektrezoluta nuk ishte përfshirë në rendin zyrtar të ditës.

Në sallën e parlamentit, karriget e opozitës janë pothuajse të gjitha bosh, përveç atyre të Redi Muçit dhe Erald Kaprit.