
Berisha tha sot se Porti i Durrësit është një tjetër vjedhje masive që po u bëhet qytetaëve shqiptarë.
Në një videomesazh, kryedemokrati theksoi se porti i ri i Porto Romanos do jetë sipas projektit 4-8 herë më i vogël se porti I tanishëm I Durrësit dhe se projekti i Ramës nuk bën gjë tjetër veç mashtron shqiptarët.
“Përveç kësaj, foli gjatë për Portin e Durrësit, vjedhjen më të madhe që u bëhet shqiptarëve në historinë e tyre. Ai foli se, porti i tij i Porto Romanos, do të jetë porti Korridori i VIII-të më i madh në rajon.
Në fakt, është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është porti të paktën 4 herë deri në 8 herë më i vogël dimensione se sa me portin aktual të Durrësit dhe është mbi 15 herë më i vogël se sa Porti i Selanikut. Sipas emailit që ai ka marrë nga Dhoma e Tregtisë Amerikane është dhjetëra, dhjetëra herë më i vogël se sa Porti i Pireut.
Pra, porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër vetëm mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda e miliarda dollarë dhe bashkë me klanet e drogës përreth tij.” – tha Berisha.