Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt.
Kallas i cilësoi marrëveshjet e arritura si “një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë”.
Ajos vlerësoi se këto marrëveshje krijojnë një moment të ri për Dialogun Beograd–Prishtinë dhe shprehu gatishmërinë për të organizuar së shpejti një takim të nivelit të lartë.
“Sot, marrëveshja për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në të mirë të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike.
Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Në vijim, zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik.
Ky përparim krijon një moment të ri për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe unë jam i gatshëm të pres së shpejti një takim në nivel të lartë.”