Vendosni fjalën kyçe....

Grenell mirëpret shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës: Zoti po na përgatit për rikthimin e Hashim Thaçit



I Dërguari Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani. Ai e ka cilësuar paralajmërimin për zgjedhjet e reja si një “lajm të mirë” dhe e ka lidhur këtë me rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në vend.

“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për kthimin e Hashim Thaçit në Kosovë. Thaçi për Kryeministër,” shkroi Grenell në platformën X.

Shpërndarja e Kuvendit ndodhi pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, ku nuk ishin prezentë 80 deputetë. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se nuk mund të vazhdohej procesi dhe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e afateve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

Grenell ka shërbyer më parë si i dërguar për dialogun Kosovë-Serbi gjatë viteve 2019–2021. Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime të luftës në Hagë. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burg për secilin, ndërsa të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Gjykata ka tre muaj kohë për të dhënë vendimin përfundimtar.