
Stuhi të forta me breshër kanë goditur Greqinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi. Zonat më të prekura janë Vrontados dhe zona përreth në ishullin e Kiosit.
Breshëri ka shkatërruar frutat, agrumet dhe të mbjellat bujqësore, duke sjellë humbje të mëdha për fermerët vendas. Pas reshjeve të breshërit, zona u përfshi edhe nga shira të dendur, të cilët shkaktuan përmbytje të përkohshme, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe vështirësuar qarkullimin.
Autoritetet lokale po vlerësojnë dëmet, ndërsa banorët raportojnë se fenomeni ka qenë i pazakontë për intensitetin dhe kohëzgjatjen e tij.