Vendosni fjalën kyçe....

Dëm buxhetit 62 milionë lekë, pranga biznesmenit në Tiranë


Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e bisnesmenit Gjrgji Fela, i dyshuar si i përfshirë në një skemë të gjerë mashtrimi fiskal, e cila dyshohet se i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, masa e arrestit u ekzekutua me kërkesë të prokurorisë, ndërsa ndaj Gj.F. janë ngritur dy akuza.

Nga hetimet ka rezultuar se subjekti tregtar “Dorina Fela” ka realizuar shitje të dyshuara fiktive me një vlerë totale prej 149,875,867 lekësh.

Si pasojë e kësaj veprimtarie, prokuroria dyshon se dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj buxhetit të shtetit arrin në 62,670,861 lekë. Në pranga ka rënë shtetasi Gj.F., për të cilin dyshohet se ka pasur rol organizues dhe drejtues në këtë aktivitet të paligjshëm.