
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ofruar dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke e lënë vendimin në dorën e tyre përmes një votëbesimi.
“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit”, ka deklaruar Abdixhiku.
“Nuk e bëj këtë për të krijuar krizë, por për ta sqaruar drejtimin që na duhet përpara. Nuk e bëj këtë për ta ndarë LDK-në, por për ta bashkuar. Andaj ju pyes se çfarë dëshironi të bëni me mua si kryetar të kësaj partie dhe me të ardhmen e LDK-së. Çfarëdo vendimi që do ta merrni, do ta respektoj me dinjitet dhe me plot besim”, tha kreu i deritanishëm i LDK-së pas një fjalimi të gjatë.