
Arrestohet një Greqi një 59-vjeçar, i cili ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e një 9-vjeçari në vitin 1997.
Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh ishte dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.).
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Shtetit/Vijon falë partneritetit të ngushtë me homologët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The wanted”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës.
Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja. Ky shtetas fshihej në Greqi, duke përdorur një identitet shqiptar fals.
Në kuadër të kësaj faze të operacionit ndërkombëtar “The wanted”, koordinimi operacional i realizuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, shkëmbimi intensiv i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës dhe verifikimet disavjeçare, mundësuan lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh.