Vendosni fjalën kyçe....

“Opozita duhet të luftojë për interesin e shqiptarëve jo të vetes” – Shehi


Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi bëri thirrje për reformimin e opozitës dhe bashkimin e saj si të vetmen rrugë për largimin e qeverisë së kryeministrit Rama.

I ftuar në “Opinion” ai tha se opozita duhet të shoë brenda vetes, të luftojë seriozisht për interesin e shqiptarëve dhe të vendit dhe jo thjesht të opozitës.

“SPAK po i jep një mundësi shoqërisë shqiptare të pastrohet. A jemi dakord ta mbështesim apo kur na godet ne është e kapur e korruptuar, kur godet ata është në rregull. Duhet të bëhemi të ndërgjegjshëm që armët që kemi kundër qeverisë janë pak, nuk janë shumë. Populli nuk del sepse e di se ai që del sepse e di se ai që del sepse e di se ai që vjen është njësoj me atë që ikën. Në demokraci ka dy rrugë, o pret zgjedhjet o merr pushkën, në kuptim figurativ. E provuam në 97-ën dhe gjetëm belanë. Edhe nën presionin e rrugës, këtu pushteti është shkëmbyer në zgjedhje. Nëse ti tallesh edhe me zgjehdjet lokale, siç po tallesh edhe sot, nuk shoh noj shpresë të madhe. Duhet një ligj tjetër zgjedhor, jo atë që bëri Ed Rama. Këta që janë në parlament duhet të vënë ca kushte, jo kushte për interesin e vet, as atë opozitar por interesin e shqiptarëve. Nuk u duhet ofruar shqiptarëve një përrallë.” – tha Shehi.