
Partia e Lirisë ka njoftuar se Ilir Meta, do të publikojë paraditen e sotme fakte dhe dëshmi të reja lidhur me 21 Janarin, 14 Shtatorin 1998, si dhe çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit.
“Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, do të publikojë paraditen e sotme, për herë të parë, fakte dhe dëshmi të reja, të pathëna dhe të papublikuara më parë, në lidhje me 21 Janarin, 14 Shtatorin ’98, si dhe me çështjen e Azem Hajdarit”, thuhet në njoftim.