Vendosni fjalën kyçe....

Meta ankimon në Apelin e GJKKO vendimin për masën “arrest me burg”


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar ankim në Apelin e GJKKO kundër vendimit të 5 janarit, me të cilin u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Ankimi është regjistruar më 26 janar në Apelin e Posaçëm.

Ish-Presidenti po hetohet nga SPAK për tre çështje korrupsioni: dosjen CEZ-DIA, dyshimet për përfitime financiare në këmbim të ushtrimit të ndikimit në favor të një kompanie telekomunikacioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive me një biznesmen të identifikuar me inicialet S.M., ku sipas prokurorisë është ndërmarrë ndryshimi i një ligji në Kuvend në interes të tij.