Vendosni fjalën kyçe....

“Shkrihet” Kadastra e Vlorës dhe zhvendoset në Tiranë, punonjësit protestojnë


Është miratuar vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.

Prej Vlorës largohet një tjetër institucion,  ai i menaxhimit të pronave i cili do të jetë gjithashtu në Tiranë.

Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Sakaq ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Por në lidhje me këtë vendim, mbi 50 punonjës po protestojnë brenda objekteve të godinës.

Punonjësit e Kadastrës së Vlorës, kanë firmosur gjithashtu një peticion kundër kësaj lëvizje të institucionit.