Vendosni fjalën kyçe....

Çahet asfalti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, kushtoi 260 milionë euro (Video)


Pas problemeve në tunelin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, traseja e një segmenti të rrugës është çarë.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, duket çarja në pjesë të ndryshme të saj. Deputetja e PD-së për Korçën Ledina Alolli shkruan se rruga në fjalë është simbol i korrupsionit dhë dështimit qeveritar.

Rruga në fjalë zgjat 43 kilometra dhe e ka kushtuar buxhetit rreth 260 milionë euro. Pak muaj pas përurimit, tuneli i saj u bllokuar nga një rrëshqitje dherash ndërsa një tjetër rrëshqitje pak javë më parë e bllokoi për së dyti.

*Video marrë nga JOQ