
Sekretari Organizativ në PD Klevis Balliu ka takuar qytetarët e Tiranës në Njësinë 10 në prag të protestës së 24 janarit.
Ai bisedoi me ta mbi shqetësimet e tyre ndërsa u bëri thirrje të dalin në protestën e së shtunës në orën 17:00.
Balliu theksoi se qeveria e Ramës nuk është gjë tjetër veçse një narkodiktaturë që është kthyer në rrezik për sigurinë kombëtare.
