
Kreu i PD-së Berisha paralajmëroi se si Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe Kuvendi, nuk do ia heqin imunitetin zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në fjalën para demokratëve në Njësin 2, kryedemokrati theksoi se Rama po e mbron me çdo kusht Ballukun nga frika se kjo e fundit e tërheq poshtë me vete.
“Ju them, ai nuk ia heq imunitetin asaj. Sepse ajo çdo ditë i thotë, unë vetëm nuk shkoj. Ju marr me vete. Ajo është e inkriminuar 100 % por ka zbatuar 100% vendimet e kryehajdutit. Çfarë bëri Edi Rama në 2011? Montoi një trillium mbi një regjistrim që kishte bërë Dritan Prifti, ku një shkrese të dërguar nga një biznesmen Ymer Tola ku kishte fituar një gjyq, i thonte më zbato vendimin e gjykatës pasi më keni dëmtuar 700 mijë euro. Cfarë bëri zv.kryeministri, më erdhi në zyrë, më dorëzoi dorëheqjen, ky është rregulli. Çfarë bën ky? Nesër Irenat e Gjykatës Kushtetuese votojnë për mbrojtjen e Lubisë sepse u është bërë presioni më i madh ky po përdor sistemin gjyqësor për të mbrojtur krimet kundër jush. Ju them ai nuk ia heq imunitetin asaj. Sepse ajo çdo ditë thotë, unë vetëm nuk shkoj. Ju marr me vete sepse ajo ka zbatuar urdhrat e kryehajdutit. Ajo është e inkriminuar 100 % por ka zbatuar 100% vendimet e kryehajdutit.” – tha Berisha.