
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur solidaritetin me popullin spanjoll, pas aksidentit tragjik hekurudhor.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet nga Spanja për aksidentin tragjik hekurudhor që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, dhe u dëshirojmë forcë ekipeve të shpëtimit në përpjekjet e tyre”, ka shkruar ai në X.
Të paktën 39 persona kanë humbur jetën në një përplasje trenash në jug të Spanjës dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në aksidentin më të rëndë hekurudhor të vendit në më shumë se një dekadë, njoftoi Garda Civile e Spanjës.
Vagonët e një treni që po udhëtonte drejt Madridit dolën nga shinat dhe kaluan në binarët e kundërt, duke u përplasur me një tren që po vinte përballë në Adamuz, të dielën në mbrëmje.