
Tre automjete u përplasën në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan”, duke lënë të lënduar tre persona, njofton Policia.
Sipas informacionit zyrtar, automjetet drejtoheshin nga shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit K. H. dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues K. H. dhe E. E. u lënduan dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i Policisë vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.