Vendosni fjalën kyçe....

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet nga detyra zinxhiri komandues i burgut të Durrësit


Zinxhiri Komandues i Burgjeve të Durrësit është pezulluar pas arratisjes së Altin Ndocit, raporton Report Tv.

Drejtori, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku pritet të dilet edhe me konkuzionet për përgjegjësitë penale për skandalin e arratisjes.

 

 

Njoftimi i Drejtorise se Burgjeve për arratisjen e Ndocit:

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.

 Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.