Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria nuk mund të jetë shtet që thjesht paguan dëme çdo 6 muaj”- Braçe: Dëmet nga përmbytjet janë më të mëdha se sa duket


Deputeti Erion Braçe reagoi lidhur me situatën pas përmbytjeve, duke theksuar se dëmet reale janë shumë më të mëdha se sa duken në pamje të parë, pasi është goditur zinxhiri i prodhimit ushqimor.

Sipas Braçes, përmbytjet do të sjellin më pak prodhim vendas, rritje çmimesh dhe ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë familjare dhe kombëtare. Ai theksoi se pagesat për dëmet janë jetike për fermerët, por paralajmëroi se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë një vend që thjesht kompenson dëmet çdo gjashtë muaj.

Reagimi i Braçes: 

NE #PUNE, NE #KUVEND
PERMBYTJET-DEMI ESHTE ME I MADH SE AI QE DUKET ME SY, NE TOKE APO NGA LART!;
ESHTE GODITUR ZINXHIRI PRODHUES USHQIMOR;
DO KEMI ME PAK USHQIM VENDI, CMIME ME TE LARTA DHE KETU PREKEMI NE, EKONOMIA FAMILJARE!
DO KEMI ME PAK EKSPORTE DHE KETU PREKET EKONOMIA KOMBETARE!
Nga Shkodra ne Zadrime, Lac, DURRES, Lushnje, BERAT, KUCOVE, FIER, Korce ky eshte demi me i madh!
Ndaj pagesat per keto deme jane jetike, qofte per bagetite, qofte per bimet ne sera e fushe te hapur;
Bimet e demtuara do ishin prodhim, prodhimi per vendin apo eksportin do ishte te ardhura, te ardhurat do financonin mbjelljet e reja, PUNEN me qarte.
Nderkohe, ne nuk mund te kthehemi ne nje vend qe thjesht paguan deme, nga zjarri ne vere e uji ne dimer;
Kjo qe po ndodh tani-pas rreshjeve me thyerje te argjinaturave, po tregon qarte problemet ne infrastrukture;
Veprat mbrojtese, vecanerisht argjinaturat e vjetra jane rrenuar, kane humbur lartesi, qendrueshmeri, po kalohen lehte nga plota te mesme deri te larta;
JANE MALL PA ZOT, i demton gjithkush, nga bujqit vete deri tek kafshet, ndaj po vuajne kaq shume!
Eshte shume e rendesishme qe ne te bejme tonen tani, me ate qe na takon ne-INFRASTRUKTUREN, si investim, mirembajtje e mbrojtje, qe TE MOS KTHEHEMI NE NJE SHTET QE THJESHT PAGUAN DEME cdo 6 muaj!