Vendosni fjalën kyçe....

Trump fton lideren e opozitës venezueliane në Shtëpinë e Bardhë për një takim të enjten



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ftuar lideren e opozitës venezueliane dhe fituesen e Çmimit Nobel për Paqen María Corina Machado për një takim në Shtëpinë e Bardhë të enjten, konfirmuan zyrtarë të administratës amerikane për DW. Ky njoftim vjen ndërsa situata politike në Venezuelë vazhdon të jetë e paqartë pas operacionit ushtarak të SHBA-së që çoi në arrestimin e ish-presidentit Nicolás Maduro dhe transferimin e tij në SHBA për t’iu nënshtruar akuzave federale për trafik droge.

Takimi do të zhvillohet disa ditë pas operacionit dhe vjen në kontekstin e kritikave dhe debatit mbi rolit amerikan në të ardhmen politike të Venezuelës. Megjithatë, Trump më parë kishte shprehur dyshime për nivelin e mbështetjes që Machado ka brenda vendit, duke thënë se ajo “nuk ka mbështetje apo respekt të mjaftueshëm” nga venezuelianët, dhe administrata ka punuar gjithashtu me zëvendëspresidenten e vendit, Delcy Rodríguez, si udhëheqëse në detyrë.

Machado është njohur ndërkombëtarisht për përpjekjet e saj politike dhe përkrahjen që ka marrë për kauzat demokratike në Venezuelë. Takimi në Uashington do të pasohet nga një periudhë shqyrtimesh mbi rolin e opozitës në tranzicionin politik të vendit, ndërsa SHBA-ja dëshiron të promovojë një kalim të qetë të pushtetit dhe stabilizimin e situatës atje.