Vendosni fjalën kyçe....

Prishet më pak se një vit nga përurimi rruga në Mat (Video)


Rruga e fshatit Derjan në Mat është shkatërruar më pak se një vit pas përurimit.

Ajo ka rrëshqitur në disa vende të gjatësisë së saj duke u bërë thuajse e pakalueshme, shkruan BW.

Punimet për të nisën dhjetorin 2024 dhe përfunduan në prill 2025. Ajo është një nga rrugët që janë dëmtuar brenda një kohe të shkurtër pas ndërtimit.