
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.
Në njoftimin e publikuar nga ambasada në rrjetet sociale, theksohet se VanHorn përgëzoi Papajorgjin për marrjen e detyrës dhe diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin institucioneve të sundimit të ligjit në Shqipëri.
Kjo mbështetje, sipas ambasadës, lidhet drejtpërdrejt me prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për operimin e bizneseve amerikane në vend.
Në postim thuhet: “Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja e gjatë e SHBA-së për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri përparon prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë.”