Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit



Janë bërë ndryshime në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit.

Sipas informacioneve të raportuara nga News 24, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Ndërkohë, Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndërsa Afrim Tafa është emëruar përkohësisht në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për shkak të rezultateve të larta të arritura gjatë fundvitit 2025. Si pasojë, Hoxha do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.