Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Pa frikë, pa ndalim të gjithë bashkë do t’ia dalim


Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, deklaroi se në takimin e zhvilluar në Korçë morën pjesë rreth 95% e drejtuesve të grupseksioneve të partisë, duke e cilësuar këtë si një tregues të fortë bashkimi dhe mobilizimi të demokratëve.

Salianji falënderoi strukturat dhe qytetarët për pjesëmarrjen, duke theksuar se demokratët janë të bashkuar për ta bërë Partinë Demokratike fituese dhe për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Ai u shpreh se pa frikë dhe të bashkuar, PD do t’ia dalë, duke e mbyllur fjalën me thirrjen “Fitore!”.

“Falenderoj nga zemra të gjithë kryetarët e grupseksioneve të PD, 95% janë këtu. E gjithë partia e Korçës është këtu, të gjithë demokratët janë këtu të bashkuar, për një qëllim, për ta bërë PD fituese dhe për ta larguar Edi Ramën.

 

Ju falenderoj nga zemra për këtë mbrëmje emocionuese, magjepsëse, frymëzuese, faleminderit Korça e shpirtit të madh, faleminderit Korça ime.

Pa frikë, pa ndalim të gjithë bashkë do t’ia dalim dhe ky është një premtim para jush, para qytetarëve shqiptarë. Fitore! Zoti ju bekoftë ju, Korçën dhe Shqipërinë!”