Vendosni fjalën kyçe....

“Ndërhyni sa më shpejt siç premtuat, regjimi po i masakron protestuesit” – Princi iranian në mërgim thirrje Trump-it


Princi kurorës në mërgim, Reza Pahlavi, i ka kërkuar ndihmë presidentit amerikan Trump, për të ndërhyrë në Iran kundër qeverisë së Ali Khameneit.

Ai u ka bërë thirrje bashkëatdhetarëve të tij që të mos dorëzohen e të vijojnë protestat kundër regjimit. Deri tani në vend janë vrarë mbi 45 protestues.

Qeveria ka ashpërsuar masat ndaj protestuesve ndërsa ka ndërprerë internetin, megjithatë protestat në mbarë vendin nuk janë ndalur.

“Z. President Trump, kjo është një thirrje urgjente dhe e menjëhershme për vëmendjen, mbështetjen dhe veprimin tuaj. Mbrëmë ju patë miliona iranianë trima në rrugë duke u përballur me plumba të vërtetë. Sot, ata po përballen jo vetëm me plumba, por me një ndërprerje totale të komunikimit. Nuk ka internet. Nuk ka linja telefonike fikse. Ali Khamenei, duke iu frikësuar fundit të regjimit të tij kriminal nga duart e popullit dhe me ndihmën e premtimit tuaj të fuqishëm për të mbështetur protestuesit, i ka kërcënuar njerëzit në rrugë me një shtypje brutale. Dhe ai dëshiron ta përdorë këtë ndërprerje komunikimi për të vrarë këta heronj të rinj. Unë i kam thirrur njerëzit në rrugë për të luftuar për lirinë e tyre dhe për të mposhtur forcat e sigurisë me numrin e tyre të madh. Mbrëmë ata e bënë këtë. Kërcënimi juaj ndaj këtij regjimi kriminal i ka mbajtur gjithashtu larg banditët e regjimit. Por koha është thelbësore. Njerëzit do të jenë përsëri në rrugë pas një ore. Po ju kërkoj ndihmë. Ju keni vërtetuar, dhe unë e di, se jeni një njeri i paqes dhe një njeri i fjalës. Ju lutem jini i gatshëm të ndërhyni për të ndihmuar popullin e Iranit.”