Vendosni fjalën kyçe....

Tuneli i Murrizit pa energji elektrike, situatë e rrezikshme për drejtuesit e automjeteve



Në tunelin e Murrizit, me gjatësi rreth 3.8 kilometra, është ndërprerë energjia elektrike, duke krijuar një situatë të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Përveç errësirës së plotë brenda tunelit, shqetësim paraqet edhe mospastrimi i ajrit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë, ventilatorët që shërbejnë për filtrimin dhe largimin e gazeve dhe tymit të çliruar nga automjetet nuk janë funksionalë, duke bërë që ndotja të grumbullohet brenda tunelit.

Autoritetet paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve për kujdes maksimal gjatë qarkullimit në këtë zonë.