
Në mesnatën e 25 dhjetorit, besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e Krishtlindjes në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, e drejtuar nga kreu i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
Në fjalën e tij, Imzot Dodaj theksoi se Krishtlindja është një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu dhe se lindja e Jezusit përbën shpresën dhe gëzimin për besimtarët, veçanërisht në kohë sfidash dhe pasigurish.
Më shumë besimtarë prisnin mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit përmes lutjes dhe pjesëmarrjes në ceremonitë fetare, duke kremtuar lindjen e Shpëtimtarit të botës.
Meshat e Krishtlindjes u zhvilluan gjithashtu në kishat e tjera katolike në të gjashtë dioqezat e vendit, duke mundësuar pjesëmarrjen e komunitetit të gjerë në këtë festë të rëndësishme fetare.