Vendosni fjalën kyçe....

PD protestë kombëtare para Kryeministrisë në 22 dhjetor


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri të ditur sot gjatë mbledhjes së Kryesisë se opozita do të organizojë një protestë kombëtare më 22 dhjetor në Tiranë. Tubimi pritet të nisë në orën 17:00, përpara Kryeministrisë.

Kjo do të jetë protesta e parë kombëtare pas zgjedhjeve të 11 majit dhe vjen pas katër foltoreve të zhvilluara më herët në të njëjtin vend, të cilat u shoqëruan me kritika për pjesëmarrje të ulët.

Mes kritikëve ka qenë edhe anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, i cili ndërkohë ka nisur takime në terren me strukturat demokrate, duke kërkuar rifreskimin e opozitës dhe rikonfigurimin e aksionit politik.