Vendosni fjalën kyçe....

Tatimet caktojnë pagën dysheme 80 mijë në sektorin e ndërtimit


Drejtoria e Tatimeve ka caktuar dysheme pagash prej 80 mijë lekësh të reja për punonjësit në sektorin e ndërtimit.

Në një deklaratë për mediat, ajo thotë se plani ka të bëjë me rritjen e pagesave për detyrimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve.

Ajo ka publikuar një tabelë me çmimet e referencës së pagave me pagën dysheme në 80 mijë lekë të reja për punonjësit e thjeshtë dhe pagat e tjera sipas pozicioneve.

Njoftimi i Tatimeve

“Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore informon të gjithë tatimpaguesit e këtij sektori se do të analizohen pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesat e këtij sektori.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kujdes.

Çdo tatimpagues që pagën e punonjësit të tij të deklaruar, për profesionet e sipërpërmendura ose të ngjashme me to, do ta ketë nën nivelin e pagës indikative, dhe që ndryshon profesionin me qëllim kategorizimin në pagën më të vogël do të konsiderohet me risk dhe do të jetë objekt kontrolli nga strukturat e specializuara të Administratës Tatimore.”