Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për ndryshim të masës së sigurisë


Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë. Koka kishte kërkuar të lirohej nga paraburgimi, duke pretenduar se afati i qëndrimit në këtë masë ishte konsumuar.

Sipas njoftimit zyrtar të Apelit të GJKKO-së, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça ka shqyrtuar sot ankimin e paraqitur nga i pandehuri L. K., i cili kundërshtonte vendimin nr. 656, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ku ishte konstatuar se masa e paraburgimit vijonte të ishte në fuqi.

Gjykata e Apelit vendosi miratimin e këtij vendimi, duke lënë në fuqi paraburgimin për ish-ministrin Koka.

 

NJOFTIMI I APELIT TE GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.