
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gramsh–Cërrik, në afërsi të Urës së Çekrezit. Një automjet që dyshohet se lëvizte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa metra jashtë rruge.
Mjeti ka pësuar dëmtime të pjesshme, ndërsa shoferi, i cili ndodhej vetëm në automjet, ka arritur të shpëtojë pa lëndime të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se lagështira dhe reshjet e fundit kanë bërë që segmenti rrugor të jetë më i rrëshqitshëm, duke favorizuar aksidentin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.