Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: S’ka me vend për dyshime, Rama peng i Ballukut


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi komentoi shfaqjen e zv.kryeministres Balluku krah Ramës në prezantimin e në projekti energjetik ditën e sotme.

Ai shkruan se tashmë është fakt se Rama është peng i Ballukut dhe vepron nën urdhrat e saj. Sipas demokratit, Rama është i pafuqishëm ta largojë numrin dy të qeverisë pasi janë bashkë ne dosjen e tunelit të Llogarasë.

Aritmetika politike e korrupsionit! Prej sot, de fakto zv. kryeministre e Shqipërisë është një e pandehur nën akuzë penale dhe në hetim nga SPAK. Shfaqja së bashku për herë të parë e Edi Ramës dhe Belinda që nga 31 Tetori, kur Belinda Balluku u mor e pandehur nuk lë më vend për dyshim se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj. Edi Rama eshtë i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e Llogarasë. Janë bashkë në korrupsion. Bashkë në pakte mafioze heshtjene. Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur. – shkruan Bardhi.