
Policia e Shtetit njofton se është ekstraduar nga Milano në Shqipëri shtetasi Erind Lasku, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Sipas njoftimit zyrtar, Lasku akuzohet se ka koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
Ekstradimi u realizua si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe Interpol Romës.
Erind Lasku kërkohej ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në prill 2025 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.