Vendosni fjalën kyçe....

Trump shpreson që Kina ta ndihmojë për paqen në Ukrainë


Donald Trump ka thënë se do dëshironte ndihmën e Kinës për t’u marrë me Rusinë, ndërsa kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Do dëshiroja që Kina të na ndihmonte me Rusinë,” tha presidenti amerikan në bordin e Air Force One, ndërsa fluturonte drejt Azisë për një turne të shkurtër, ku do takohet me Xi Jinping të Kinës në Korenë e Jugut.

Megjithatë, kjo mund të jetë një dëshirë e kotë. Kina është aleati më i madh i Rusisë dhe një mbështetje jetike për Moskën që kur sanksionet Perëndimore u vendosën për shkak të luftës së saj në Ukrainë, shkruan BBC.

Komentet e Trumpit vijnë pas një jave të vështirë për Kievin me SHBA-në që kundërshtoi t’i japë raketa me rreze të gjatë “Tomahawk”, me krerët e BE-së nuk lëshuan paratë e ngrira ruse për të ndihmuar në financimin e mbrojtjes së saj dhe ka pasur më shumë sulme vdekjeprurëse.