Vendosni fjalën kyçe....

“Do rrisim ndjeshëm sanksionet ndaj Rusisë” – Sekretari amerikan Bessent


Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha të mërkurën se administrata Trump ishte gati të shpallte “një rritje të paparë të sanksioneve ndaj Rusisë” mes përpjekjeve të ngecura për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ne do shpallim, ose pas mbylljes së tregjeve këtë pasdite, ose gjëja e parë që do bëjmë nesër në mëngjes, një rritje thelbësore të sanksioneve ndaj Rusisë,” u tha Bessent gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Bessent nuk dha hollësi se çfarë do përfshinin sanksionet.Njoftimi vjen një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte plane që presidenti Trump të takohej me atë rus Putin në të ardhmen e afërt, duke shuar mundësitë për një samit midis të dyve në Hungari në javët në vijim, shkruan The Hill.

Ai gjithashtu vjen pasi Rusia të martën mbrëma nisi një seri tjetër sulmesh me raketa dhe dronë mbi Ukrainën, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë dy fëmijë.

Forcat ruse pushtuan Ukrainën fqinje në shkurt 2022 pasi kishin grumbulluar trupa pranë kufirit. Trump premtoi gjatë fushatës së vitit 2024 se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë por ai e ka pranuar se lufta ka qenë më e vështirë për t’u zgjidhur sesa pritej.