Vendosni fjalën kyçe....

Zoti Dumani; a jeni dakord me mua?


*Nga Belind Këlliçi

Disa nga pyetjet e mia sot në mbledhjen e përbashkët e Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku raportoi Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, mbi ecurinë e këtij institucioni për vitin 2024!

1. Z. Dumani, a jeni dakord me mua dhe konfirmoni se drejtori aktual i ARRSH është i pandehur? Jeni dakord me mua që edhe ish-drejtori i ARRSH është i arrestuar dhe i pandehur? Po ashtu, një numër i lartë drejtuesish dhe ish-drejtuesish të këtij institucioni, janë të pandehur apo edhe të dënuar?

2. Jeni dakord me mua që drejtori aktual i KESH sh.a., ish-drejtori Verdho, ish-drejtori Beci, janë persona të pandehur dhe/ose për disa çështje të tjera mund të jenë në hetim lidhur me disa kallëzime të bëra zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PD, të cilat janë regjistruar dhe keni konfirmuar se janë nën hetim?

3. Jeni dakort me mua që disa prej drejtuesve të OSSHE, OSSH, OST dhe Bursës Shqiptare, janë nën hetim për disa çështje që lidhen me kallëzimet zyrtare të bëra nga Grupi Parlamentar i PD?

4. Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar mbi prova dhe dyshime që Grupi Parlamentar i PD ka vënë në dispozicion të SPAK në lidhje me Tigrat 1 dhe 3, për energjinë e humbur pa destinacion, për abuzimet e Bursës Shqiptare të Energjisë duke favorizuar tregtarët e furnizimit me energji, për manipulimin e të dhënave dhe fshehjen e tyre, për keqpërdorimin e Mekanizmit të Qëndrueshmërisë së Sitemit Elektroenergjitik, për shkëmbimet tregtare të KESH me tregtarët e energjisë, për instalimet fotovoltaike të KESH në Digën e Qyrsaqit dhe atë të Zadejës, për black-outet e shkaktuara në verën e 2024 dhe atë të janarit 2025? Black-out i verës 2024 me efekt kaskadë në gjithë rajonin e Ballkanit, ka madje edhe një raport ekspertësh nga ENTSO-E (European Network for Transmission System Operators for Electricity), që lehtëson edhe konkluzionet e hetimit!

5. Jeni dakord me mua që ju keni regjistruar dhe keni në hetim procedura të dyshimta në sektorin e energjisë, që më e pakta janë realizuar pa marrë lejen e ndërtimit dhe ndërkohë janë paguar kompanitë zbatuese, sipas të dhënave të konfirmuara nga thesari për punë të realizuara pa patur një leje ndërtimi? Ndërkohë që për qytetarin e zakonshëm shqiptar shkon rruspa apo përgatitet qelia e burgut?

6. Jeni dakord me mua që edhe pse ju vijoni të hetoni, sektori i energjisë nuk di të ndalet në procese dhe proceduara që lehtësisht ngrenë dyshime për abuzime? Pra në thelb ju keni humbur dhe qellimin kryesor per te cilin u krijuat si Strukture e Posaçme dhe institucion, ate te PARANDALIMIT te korrupsionit apo krimit?

7. Jeni dakord me mua se jeni duke hetuar edhe disa lidhje të mundshme midis aferës së Inceneratorëve, ish-agjentit te diskretituar dhe tashmë në burg Charles McGonigal, me partnerë Serbo-Rusë, për tentativën e ndërtimit të një Termocentrali në Fier?

8. Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar disa indicie se tek afera e Tigrave, përfitues mund të rezultojnë edhe subjekte te lidhura me Garden Revolucionare te Iranit?

9. Jeni dakord me mua për faktin që ditë me parë, është bërë publik fakti që ish-Ambasadorja Amerikane në Shqipëri znj. Yuri Kim, e cila personalisht negocioi ardhjen e Tigrave në Shqipëri, fill pas largimit nga shërbimi diplomatik amerikan, është aktualisht e punësuar nga Exoon Mobile, mbase si shpërblim për parkimin e llamarinave Bangladeshase në Vlorë? A e keni informuar ju DASH për këtë çështje?

10. Jeni dakord me mua që jeni duke hetuar projektin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë për një aferë 50 milionë Euro, sipas kallëzimit të depozituar nga Grupi Parlamentar i PD?

11. Jeni dakord me mua që mund të ketë indicie se këto para janë përdorur për të shpërblyer largimin e njërit prej aksionarëve të Aeroportit të Vlorës?

12. Jeni dakord me mua që hapësira ajrore që aeroporti Vlorës do të operojë, është hapësirë ajrore e një vendi anëtar të NATO-s?

13. Jeni dakort me mua që mosmarrëveshja civile në projektin e Aeroportit të Vlorës, mes aksionerëve të deklaruar apo aksionerëve indirektë, me origjinë nga vende jo partnere, mund të venë në rrezik sigurinë kombëtare te Shqipërisë, madje dhe atë ndërkombëtare, duke qene se jemi vend anëtar i NATO-s?

Dhe një pyetje e fundit i nderuar z. Dumani!

14. Në të gjitha hetimet apo çështjet që ju përmenda më sipër, a i’u thotë gjë emri Belinda Balluku dhe Edi Rama? Apo do të shkojmë drejt një skenari apo filmi të parë disa herë, se tashmë është Belinda Balluku, ajo që po ha kumbulla apo fiq pas shpinës së Edi Ramës dhe ky nuk di gjë?

Ju faleminderit!

*Shkëputur nga fjala e deputetit demokrat Belind Këlliçi