Ka nisur votimi në zgjedhjet lokale në Kosovë. Sipas autoriteteve materiali zgjedhor është shpërndarë në kohë. Sipas kreut të KQZ-së Kreshnik Radoniqi, janë marrë të gjitha masat që të mos përsëriten problemet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën, ku presim të dalim me rezultatet preliminare. Gjithashtu, edhe qendrat komunale të numërimit janë të pajisura me të gjitha pajisjet për numërim”, tha Radoniqi.
Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
