
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ShBA-ja shtyn përpara një plan të ri paqeje për të ndalur luftën Izrael-Gaza.
Trump u shpreh për mediat se është “i bindur” se mund të arrihet paqe në Gaza gjatë përshëndetjes së tij me Netanjahun.
Sipas raportimeve, presidenti amerikan do të prezantojë një plan të ri që synon t’i japë fund konfliktit dhe të sigurojë lirimin e pengjeve, megjithëse Netanjahu deklaroi se asgjë nuk është “finalizuar ende”, ndërsa Hamas tha se propozimi nuk u është dërguar formalish.
Izraeli po përballet me presion të shtuar global për të ndalur konfliktin dhe për të dhënë fund okupimit të Bregut Perëndimor.
Presidenti Trump ka theksuar më parë se “nuk do të lejojë” që Izraeli të aneksojë Bregun Perëndimor të okupuar nga vendi.
Kjo ndodh ndërsa një valë shtetesh perëndimore, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, kanë njohur zyrtarisht një shtet të pavarur palestinez.