
Kompania Disney ka njoftuar se emisioni “Jimmy Kimmel Live” do të rikthehet në transmetim të martën, pas një pezullimi të papritur javën e kaluar për shkak të polemikave të shkaktuara nga komentet e Kimmel-it mbi vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, përcjell REL.
Në deklaratën e Disney-t thuhet se:
“Vendosëm të ndalonim përkohësisht prodhimin për të shmangur përshkallëzimin e një situate emocionale. Disa nga komentet e bëra u vlerësuan si të papërshtatshme dhe të pandjeshme.”
Kimmel kishte deklaruar në emision se “shumë njerëz në botën MAGA po përpiqen të përfitojnë nga vrasja e Charlie Kirkut”, çka shkaktoi reagime të ashpra nga qarqet konservatore.
Nextar Communications, që zotëron 23 stacione të lidhura me ABC-në, paralajmëroi ndalimin e transmetimit të emisionit, duke i cilësuar komentet si “fyese dhe të pandjeshme”.
Rikthimi i emisionit u bë publik disa orë pasi qindra figura të njohura të Hollywood-it, përfshirë Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Robert De Niro, nënshkruan një letër në mbështetje të Kimmel-it, duke e quajtur pezullimin e tij një “moment të errët për lirinë e fjalës në SHBA”.
Kimmel ka qenë mikpritës i emisionit në ABC që nga viti 2003.