
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar pas atentatit të rëndë me dy të vrarë dhe dy të plagosur pranë bashkisë. Ai e cilësoi ngjarjen “tronditëse për zemrën e qytetit” dhe theksoi se krimi duhet të marrë ndëshkimin e ligjit.
Beci bëri të ditur se ka kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe strukturat e rendit, duke nënvizuar se qytetarët e Shkodrës meritojnë siguri dhe jo dhunë të tillë.
“Të dashur qytetarë,
Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.”, shkruan Beci.