Vendosni fjalën kyçe....

Ftesa për në Moskë, Zelensky sfidon Putinin: Le të vijë në Kiev


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më 5 shtator hodhi poshtë edhe një herë propozimin për t’u takuar me Vladimir Putinin në Moskë, duke sugjeruar me ironi që presidenti rus të shkojë në Ukrainë.

Le të vijë në Kiev,” tha Zelensky në një intervistë për ABC News, duke qeshur dhe tundur kokën kur u pyet për ftesën e Putinit, raportojnë mediat ukraianse.

Unë nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën raketa, nën sulme çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroristi,” shtoi ai.

Më 3 shtator, Putini tha se “nuk e ka përjashtuar kurrë” mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë me Zelenskyn, duke i bërë thirrje që, nëse është gati, të shkojë në Moskë.

Një takim mes dy liderëve do të ishte hap vendimtar për negociatat drejt përfundimit të luftës, e cila ka hyrë në vitin e katërt.

Pas takimit me Putinin më 15 gusht në Alaskë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po përpiqej të ndërmjetësonte një takim të mundshëm Putin-Zelensky, por Kremlini e ka mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se një samit i tillë “nuk është aspak gati” dhe përsëriti propagandën e Moskës se Zelensky nuk është lider legjitim, një argument që Kremlini përdor shpesh për të shmangur bisedimet.

Zelensky më herët kishte shprehur gatishmëri të takohej me Putinin në terren neutral, përfshirë Stambollin gjatë bisedimeve të paqes këtë vit, por Moska e refuzoi propozimin.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet ajrore ndaj qyteteve ukrainase dhe ofensivat tokësore në lindje, duke refuzuar çdo thirrje ndërkombëtare për armëpushim dhe duke kërkuar kontroll të plotë mbi rajonin e Donetskut si dhe ndalimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.